Kandidati demokrat, profesor Romeo Gurakuqi, i pari i listës së PD në qytetin e Shkodrës ka bërë një gafë gjatë fjalimit të tij para mbështetësve të pranishëm në mitingun përmbyllës elektoral.

Në fund të fjalës së tij, Gurakuqi i është referuar një shkodrani të madh, si ka thënë edhe vetë, për të bërë një paralelizëm me situatën e sotme në Shqipëri, në pritje të republikës së re.
Ai ka cituar një nga thëniet e famshme të Qemal Stafës, por duke ia atribuuar ato shkrimtarit të madh shkodran Migjenit.
“Është më e vërtetë se kurrë profecia e një shkodrani të madh e një poeti të madh, Millosh Gjergj Nikolla. E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë një jetë e re po lulëzon mbi gërmadhat e republikës së informalizuar”- tha Gurakuqi.
Në fakt, fjalët i takojnë hartimit të Qemal Stafës, fare i ri, mbi një temë nxjerrë nga Shileri. Hartimi u shkrua në vitin 1935, kur Qemali ishte nxënës në gjimnazin shtetëror të Shkodrës.
kandidati ne shkoder by revistaime











