Frika e Putin: Trump po përdor Korenë e Veriut si udhërrëfyes për të …

Nov 24, 2017 | 17:56
SHPËRNDAJE

Rusia ka frikë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të provokojnë Korenë e Veriut, si justifikim për pozicionuar një numër të madh të ushtarëve amerikan në rajon që paraqesin kërcenim edhe për vetë Moskën.

USS-Carl-Vinson-1140005

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se Moska është e shqetësuar pasi që Japonia ka lejuar SHBA-të të përdorin territorin e saj si një bazë ushtarake në Azinë e veriut, shkruan the express.uk.

“Ne po shprehim shqetësim të thellë, pasi që Japonia së bashku me Korenë e Jugut po bëhen territore për vendosjen e elementeve të sistemit global të mbrojtjes nga raketat amerikane që po shtrihet në atë rajon nën pretekstin e kërcënimit të Koresë së Veriut”, ka thënë Llavrov.

US-army-landing-craft-1139990

“Ne nuk kemi probleme drejtpërdrejt me Japoninë, ne nuk shohim rreziqe atje. Por, ne e shohim si rrezik përhapjen e një sistemi global të mbrojtjes nga raketat në territorin e vendeve fqinje të Rusia, përfshirë Japoninë”, ka thënë më tej.

Këto komente Lavrov i ka bërë në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij japonez, Taro Kono, pas bisedimeve midis dy burrave në Moskë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura