Fotot/ Të kuruar deri në detaje, ja çfarë veshën Luizi dhe Kiara në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës

Jun 5, 2023 | 10:34
SHPËRNDAJE

Figura të njohura të showbizit shqiptar u bënë bashkë në ceremoninë martesore të çiftit të njohur Elgit Doda dhe partneres së tij Klea Huta.

 Përveç se kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, ata festuan edhe ditëlindjen e të voglit të tyre, Krid.

Mirëpo të ftuar special ishin një ndër çiftet më të reja të showbizit shqiptar, Luiz Ejlli dhe bashkëshortja e tij Kiara Tito.

Luizi kishte veshur një kostum në ngjyrë gri dhe këmishë të bardhë, duke u përshtatur kështu me ambjentin ku po zhvillohej dasma, në bregdet. Ndërsa moderatorja si çdo herë tjetër nuk na ka zhgënjyer me veshjen e saj, ku kishte zgjedhur një fustan të shkurtër ngjyrë portokalli me shkëlqim.

Kiara kishte vendosur që të vishte një fustan ngjyrë bezhë, në të cilin ajo dukej e mrekullueshme.

Kujtojmë që Kiara dhe Luizi u njohën brenda shtëpisë së BBVIP, ku aty nisën dhe historinë e tyre të dashurisë, teksa këtë lidhje ata e kurorëzuan me martesë në natën finale të këtij spektakli ku këngëtari shkodran u shpall fitues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura