FOTOT/ Një muaj pas vdekjes së Rexhinës në sallën e lindjes, del autopsia mjeko-ligjore

Jun 10, 2019 | 10:24
SHPËRNDAJE

Rreth një muaj pas vdekjes së nënës së re në maternitetin e Elbasanit autopsia mjeko ligjore shprehet për vdekjen e 25 vjecares Rexhina Debrova, nga ku rezulton se shkak është bërë një komplikacion i rrallë në lindje.

Mjeku ligjor Admir Sinamati pasi vlerësoi trupin e viktimës vërejti se në trupin e shtetases Rexhina Debrova u konstatuan plagë operatore në regjionin e poshtëm të barkut si dhe shenja të veprimeve të tjera mjekësore.Kryesore-1

Nga kqyrja e brendshme u konstatua plaga operatore cezariane në mitër, shenjat e përgjithshmë të asfiksisë karakterizuar me vazodilatacion, spazme të muskulaturës së lëmuar të rrugëve të frymëmarrjes si dhe reaksion të shtuar grandular të tyre.

Nga ekzaminimi mikroskopik i organeve u konstatua se prania e reaksionit eosinofilik në organe dhe edeme pulmonare akute.

Shkaku i vdekjes së shtetases Rexhina Debrova ka qenë embolia amniotike.

Çfarë është embolia amniotike

Një embolizëm amniotik i lëngjeve (AFE) është një emergjencë e rrallë ne lindje (obstetrike) në të cilën lëngu amniotik hyn në rrjedhën e gjakut të nënës për të shkaktuar një reagim serioz. Ky reagim pastaj rezulton në kolapsin kardio-frymëmarrës (zemra dhe mushkëria) dhe gjakderdhja masive (koagulopatia).

mjek-4 mjek-3 mjek-2 mjek raport-(1)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura