Këngëtarja e njohur Venera Lumani dhe partneri i saj, Lind Islami habitën jo pak ndjekësit, teksa celebruan dashurinë e tyre në martesë, pa dhënë shumë detaje më herët.
Lind Islami dhe Venera Lumani i thanë “PO” njëri-tjetrit përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Edhe pse çifti kanë preferuar ta mbajnë gjithçka diskrete dhe larg syrit të publikut, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë videot e para nga dasma.
Venera dhe Lindi kanë festuar nën praninë e familjarëve dhe rrethit të ngushtë shoqëror. Pjesë e dasmës ishin edhe disa personazhe të njohur shqiptarë. Menjëherë pas dasmës, dy këngëtarët ashtu si tradita e do u nisën edhe për muaj mjalti.
Venera në “Instagram” ka ndarë videon nga pushimet e tyre, ku kanë zgjedhur “Papaya beach”, në Philippines. Por tashmë, pushimet e tyre kanë përfunduar dhe të dy i janë rikthyer normalitetit të Tiranës. Paparaci ynë ka mundur të fotografojë Lindin, teksa shëtit në rrugët e Bllokut vetëm.
I veshur sportiv dhe me çantë në krah, Lindi mund të themi fotografohet si rrallë herë pa partneren e tij, që me gjasa po vijon me angazhimet e lëna pas dore prej dasmës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al