FOTOLAJM/ Shqipëria mbledh tifozë edhe nga Lugina e Preshevës, fansat shpalosin banderolën me mesazhin domethënës

Nov 20, 2023 | 19:58
SHPËRNDAJE

Shumë pak na ndajnë nga starti i ndeshjes Shqipëri-Ishuj Faroe, ku kuqezinjve iu mjafton vetëm 1 pikë për ta mbyllur të parët në grup.

banderola-per-luginen-750x430

Tirana ka mbledhur sot shqiptarët anë e mbanë globit, ku nuk bëjnë përjashtim edhe ata nga Presheva.

Një numër tifozësh nga Lugina janë pranishëm në kryeqytet dhe kanë shpalosur në rrugët e Tiranës dhe një banderolë me një mesazh domethënës. “Tfala nga Lugina, Shqipnis anë e mbanë, pot thrret bija jote mos m’harro moj nAnë”, është mesazhi i përcjellë përmes këtij baneri.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura