Tifo-grupi i Ballkanit, “Xhebrailat” përkrahu në maksimum skuadrën nga Suhareka në ndeshjen e Conference League ndaj Plzen.
Në “Air Albania”, “Xhebrailat” u dukën mjaft të karikuar, ku nuk munguan pankartat e banerat. “Amanet prej Besim Ndrecës, e prej babës trashëgimi, me mbrojt nderin e Suharekës, edhe vetëm një Shqipëri” – shkruhej në njërën prej tyre.
Sa i takon numrit të tifozëve prezent në tempullin “Air Albania”, bëhet fjalë për një shifër që nuk shkon më shumë se 3.5 mijë persona. Gjithsesi është për t’u vlerësuar entuziazmi i krijuar nga tifozët e Ballkanit, të cilët nuk ndaluan asnjë moment së përkrahur skuadrën e tyre!
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al