Protestuesit, duke përfshirë anëtarë të familjeve të pengjeve, vazhdojnë tubimetjashtë zyrës së UNICEF-it në Tel Aviv për kthimin e sigurt të 238 personave që ende mendohet se mbahen brenda Rripit të Gazës nga Hamasi.
Ata që janë mbledhur në zyrë po bëjnë thirrje që OKB-ja dhe UNICEF-i të bëjnë më shumë për të ndihmuar fëmijët që mbahen peng.
Kjo protestë vjen pasi disa figura kyçe, duke përfshirë presidentin Biden, deklaruan se një marrëveshje po afrohet më shumë mes Izraelit dhe Hamasit, gjë që do sjellw tw paktën lirimin e disa prej pengjeve.
Edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se një marrëveshje për të siguruar lirimin e disa pengjeve nga Gaza është “më afër se kurrë më parë”.
Asnjë detaj i mëtejshëm nuk u nda nga Kirby, me të gjitha palët që ruajnë një nivel sekreti ndërsa bisedimet arrijnë në atë që duket se janë fazat e tyre përfundimtare.
Rreth 240 pengje janë ende në Gaza, të cilët janë rrëmbyer nga Hamasi gjatë inkursionit të tij vdekjeprurës në Izrael më 7 tetor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al