FOTO-VIDEO/ Shpërthen bombola e gaz në dyqanin e tullumbaceve në zonën e ish-Bllokut, policia jep detaje: Katër persona të plagosur

Jul 15, 2019 | 14:19
SHPËRNDAJE

Katër persona mbetën të lënduar ditën e sotme, pas shpërthimit të një bombole gazi në zonën e ish-Bllokut.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Vaso Pasha”, në një dyqan tullumbacesh për organizimin e eventeve.

bllokshperthim (3)

Personat e plagosur janë dërguar drejt spitalit, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia nuk jep detaje se si ndodhi ngjarja, por paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit helium, që shërben për mbushjen e tullumbaceve.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë rrethuar zonën dhe pritet të evakuojnë pallatin, pasi tymi i madh rrezikon të asfiksojë edhe banorë të tjerë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:15  në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar  shtetasit S. P dhe A. P,  E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

bllokshperthim (2) bllokshperthim (1)

Shpertim ne ish-Bllok on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura