FOTO nga paparazzi/Paulin Sterkaj ndihet fatlum, përkëdhelet si fëmijë nga kolegia

Nov 20, 2019 | 18:45
SHPËRNDAJE

Deputeti i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, mund të mos jetë shumë aktiv në sallën e Parlamentit me fjalime, edhe pse tashmë ka një karrierë të gjatë si deputet, por ai me sa duket ka një rreth të mirë miqsh aty.

Deputeti nga Malësia e Madhe kalon mjaft kohë duke folur me kolegët në pushimet e seancave parlamentare. Por paparazzi ynë ka kapur disa foto shumë pikante të tij nga këto pushime në oborrin e Parlamentit. Siç e shihni në foto, një kolegia e tij nuk është mjaftuar vetëm me një përqafim, por e ka përkëdhelur edhe në faqe, njëlloj si fëmijë.

Nuk e dimë nëse kishte ndonjë festë apo ndonjë rast special, për të cilin mund të ishin duke e uruar kolegët, apo thjesht kjo tregon dashurinë e madhe që një deputete ka për kolegun e saj, Sterkajn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura