FOTO nga paparazzi/Nuk janë më në poste të larta, Vangjush Dako dhe Aqif Rakipi shihen bashkë në bar

Nov 3, 2019 | 17:11
SHPËRNDAJE

Nuk kanë shkuar edhe aq mirë punët për ish-deputetin e Elbasanit nga PDIU-ja, Aqif Rakipi. Atij iu hoq mandati i deputetit, pasi e kapi ligji i dekriminalizimit. Thuhej që Qifja ishte një makineri e vërtetë kur bëhej fjalë për të mbledhur vota në zonën e tij dhe me siguri askush nuk do ta ndalonte dot të merrte një mandat deputeti sa herë ai të kandidonte. 

Por ligji për dekriminalizimin është shumë radikal dhe nuk ia fal të kaluarën e dyshimtë askujt, pavarësisht nga e tashmja. Nga ana tjetër Vangjush Dako, supermeni që gjithashtu, siç pohonte edhe vetë, ia dilte të mblidhte shumë vota për vete si kryetar bashkie, arriti të qëndronte në atë post deri kur emri i tij u implikua me një grup që përgjohej për trafiqe droge.

Dhe ashtu siç thuhej, Edi Rama nuk e kandidoi më për të drejtuar qytetin e dytë më të rëndësishëm të Shqipërisë. Rakipi dhe Dako janë parë bashkë në barin e një biznesmeni të njohur në zonën e ish-Bllokut duke pirë kafe. Në fakt, ai është bari që preferohet nga shumë emra të njohur, si Bashkim Fino, Saimir Tahiri, Olsi Rama etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura