FOTO nga paparazzi/ Ministrja e Financave ngre piacën, heq dorë nga makina modeste dhe merr një luksoze

Oct 8, 2019 | 18:16
SHPËRNDAJE

Kur u zgjodh ministre e Financave për herë të parë para disa muajsh, gjëja e parë që na bëri përshtypje ishte emri i ministres Anila Denaj, e cila nuk vinte nga radhët e Partisë Socialiste dhe ishte e panjohur.

Më pas spikatëm profilin e ulët që mbante ministrja. E veshur thjesht dhe me një makinë modeste, Denaj shfaqej në Parlament jo si një nga ministret më të rëndësishme të qeverisë, por sikur të ishte një deputete e thjeshtë.

Por këtë javë diçka ka ndryshuar. Denaj ka ardhur në Parlament me një makinë “Audi” luksoze, ndërkohë që duhet thënë se edhe veshja e saj është sofistikuar. Në fakt, po të mos ndryshonte, ajo do të stononte në atë ambient ku luksi i makinave, veshjeve, çantave, këpucëve dhe akesesorëve është në nivel mjaft të lartë.

Makina-ministrja0financave

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura