Këngëtari mjaft i dashur për publikun, Yll Limani, është fotografuar krah një vajze teksa shijon pushimet në jug të Shqipërisë.
Një foto e tij krah një vajze buzë detit, po bën xhiron në rrjetet sociale e në mediat rozë.
Siç duket në foto, ai shoqërohet nga një bionde simpatike, e cila i ka bërë kureshtarë të gjithë fansat e artistit.
Ende nuk dihet se cila është vajza në krah të Yllit, pasi këngëtari ka qenë gjithmonë i rezervuar rreth jetës së tij private e sentimentale, duke mos ndarë detaje lidhur me romancat në jetën e tij.
Ylli Limani po kalon një periudhë të suksesshme në karrierën e tij, me koncerte të shumta, hite verore dhe bashkëpunime të ndryshme me këngëtarët më në zë në Kosovë e Shqipëri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al