Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori kanë arritur sërish të tërheqin vëmendjen me veshjet e tyre gjatë paraqitjes në Javën e Modës në Londër.
Reperi u shfaq i veshur me me një kostum të zi nga koka të këmbët, teksa kishte mbuluar gjithashtu dhe fytyrën e tij. Ndërsa partnerja e tij kishte veshur një ‘body’ ngjyrë të bardhë, i punuar në grep dhe me një paruke të gjatë, gjithashtu të bardhë që i mbulonte sytë.