FOTO/ “Forca çuna”, sulmuesi i cili i tha “jo” Shqipërisë feston zgjedhjet e Sylvinhos për Euro 2024

May 27, 2024 | 22:06
SHPËRNDAJE

Publikimi i listës së Shqipërisë për Euro 2024 ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale dhe jo vetëm nga vetë protagonistët e përzgjedhur nga trajneri brazilian për pjesëmarrjen në aktivitet.

ajeti

Një prej atyre që ka reaguar pasi emrat u bënë publikë, ishte edhe sulmuesi i Zvicrës, Albian Ajeti. Vëllai i vogël i Arlind Ajetit, i cili refuzoi ftesën e Shqipërisë disa vite më parë duke iu bashkuar helvetëve, ka zgjedhur rrjetet sociale për të publikuar mesazhin e tij në mbështetje të vëllait e jo vetëm.

“Forca çuna”, shkruante ai, duke vendosur përkrah videos së prezantimit të listës edhe emrat e Arlind Ajetit, Naser Alijit dhe Amir Abrashit.

WhatsApp-Image-2024-05-27-at-9.41.32-PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura