Flik dëshiron Komanin te Barcelona, por edhe Rabio mund t’i bëjë punë

Jun 2, 2024 | 14:20
SHPËRNDAJE

Hansi Flik tashmë është duke punuar për skuadrën për sezonin e ardhshëm te Barcelona. Ai supozohet se ka identifikuar një bllok ndërtimi në ishklubin e tij. Anësori i Bajernit të Mynihut, Kingsli Loman thuhet se ka një vend të spikatur në listën e tij të dëshirave, raporton “l’Équipe”. Sipas raportimeve të fundit, francezi mund të zëvendësojë Rafinjan te katalanasit.

FLIK

Drejtuesit katalanas nuk janë plotësisht të kënaqur me brazilianin dhe nuk do të ishin kundër shitjes së tij, veçanërisht në Angli ku nuk i mungojnë admiruesit.

LËNDIMET SI PROBLEM – Flick patjetër ka nevojë për një shtysë të re në krahë. Kohët e fundit, veçanërisht 16-vjeçari Lamine Jamal ka ofruar vazhdimisht kontribut të rëndësishme, por patjetër do të ketë nevojë për mbështetje dhe një shok ekipi me përvojë përkrah tij në sezonin e ardhshëm. Koman mund të jetë profili i duhur.

Edhe pse francezi ndihet si në shtëpinë e tij në Mynih, e ardhmja e tij te kampionët nuk është aspak e sigurt, pasi trajneri i ri Vinsent Kompani planifikon një organikë me moshë më të re. Nga ana tjetër, edhe Koman ka “mangësitë” e tij. Ndjeshmëria e tij ndaj lëndimeve është një problem, ndërkohë që Bajerni mund të joshet nga një ofertë fitimprurëse me rreth 50 milionë euro.

REGJISORI – Ndërkohë, mësohet se Flik ka kërkuar edhe një mesfushor me tipare disi më difensive, por që të jetë i aftë edhe teknikisht. Ky identik përshtatet më së miri me atë të Adrien Rabios që mund të jetë më shumë se një ide merkatoje, por që shumë do të varet nga rinovimi i francezit me “Zonjën e vjetër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura