Flet Henri Çili: Pse u largua Alfred Lela si drejtor i Mapo

Jan 12, 2017 | 18:00
SHPËRNDAJE

Botuesi i Mediave Mapo, Henri Çili ka reaguar pas largimit të drejtorit Alfred Lela nga mediat e tij. Në reagimin për Mapo.al, Çili e falenderon Lelën për punën e tij dhe sqaron opsionet e bashkëpunimit në të ardhmen.

cili

Çili komentoi po ashtu edhe diskutimet për linjën editoriale të Mediave Mapo.

Formulimi dhe shpallja e linjës editoriale të mediave MAPO ka qenë një proces i hapur, profesional dhe i shpallur publikisht nga unë si botues, në numrin e parë të çdo viti të gazetes apo për çështje kruçiale, si zgjedhjet, reforma në drejtësi apo reformizmi në tërësi, përmes editorialeve të posaçme.

Profesioni i djeshëm i gazetarit ma jepte këtë luks drejtpërdrejt edhe pse me kosto shpesh. Me pëfundimin e kontratës që kishim me drejtorin Alfred Lela është rasti të vë në dukje se patëm një bashkëpunim të shkëlqyer, duke i shtuar kësaj përbashkësinë e shumicës së ideve, koncepteve mbi zhvillimet e shoqërisë shqiptare në çdo plan, pavarësisht diferencave për zhvillimet korrente apo pozicionimin aktual të aktorëve politikë në Shqipërinë e momentit.

Ky bashkëpunim pozitiv, i hapur, etik dhe intelektual, i pëfunduar këtu në këtë format, është një rast për koperim në formate të tjera pune me këtë figurë të medias shqiptare dhe së shpejti edhe DR i shkencave të komunikimit . Sepse Mapo ka qenë, është dhe do të mbetet thjesht LIBERALE. Thanks Lela dhe simpati për lirinë e mendimit!”

MAPO 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura