“Fjalë ka pasur, por jo dhunë”- Militantët e Bashës kërcënuan e ofenduan anëtarët e Kryesisë së PD, Alibeaj: Asnjë nga deputetët nuk ishte në presion

Jun 8, 2023 | 10:49
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj është shprehur se gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, mbrëmjen e së martës, nuk është ushtruar presion ndaj deputetëve.

Sa i përket militantëve të Bashës që kërcënuan e ofenduan deputetët demokratë, si edhe sulmuan gazetarët, Alibeaj u shpreh se “fjalë ka pasur, por jo dhunë”.

“Prania e këtyre njerëzve nuk ishte kërcënim”, u shpreh ai.

Enkeled Alibeaj: Ju jap garancinë se në mbledhje asnjëri prej anëtarëve nuk ka qenë as nën presion dhe as në shantazh, unë isha në mbledhje.

Them atë që mendoj dhe perceptoj. Asnjë s’ka qenë në presion, ka pasur mendime të ndryshme. Prania e këtyre njerëzve nuk ishte kërcënim.

Ata hapën dyert?

Enkeled Alibeaj: Jo s’ishte presion. Nuk ka pasur asnjë dhunë, fjalë ka pasur.

Nëse secili prej jush është ndjerë i fyer apo ndonjë situatë jo normale, keni të drejtën tuaj të thoni gjithçka ka ndjeni.

Aty është thënë opinioni i gjithsecilit për mënyrën se si duhet të ecë përpara PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura