Laçi fiton Kupën e Shqipërisë, mund 2-1 Kukësin në finale. Veliaj dhe Xhejms bënë diferencën (VIDEO)

May 29, 2015 | 22:12
SHPËRNDAJE

Kukësi-Laci (Golat_koment)

Përmbledhja e finales së kupës së Shqipërisë, Kukësi-Laci.

Posted by Digitalb on Venerdì 29 maggio 2015


UPDATE/
Ekipi i Laçit ka fituar Kupën e Shqipërisë, duke mundur 2-1 Kukësin në finale. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Qemal Stafa”, dhuroi emocione nga të dyja skuadrat. Laçianët udhëhoqën pjesën e dytë me rezultatin 2-1, pas barazimit të kuksianëve në fund të pjesës së parë. 

Momenti i ngritjes se kupes nga lojtaret e Laçit

Pas një pasimi të marrë në zonë nga një goditje dënimi, Xhejm arriti të kaloi laçianët në avantazh në minutën e 60′, rezultat i cili nuk ndryshoi për 30 minutat e tjera.

Xhejms kalon Laçin ne avantazh ndaj Kukesit

Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll në barazim 1-1. Një goditje dënimi e fituar nga laçianët në minutën e 28’, kthehet në një super gol nga Veliaj që goditi në mënyrë perfekte. Ndërkohë që barazimi erdhi në minutën e 45’ ku Edon Hasani, pas një goditje jashtë zonës, e dërgoi topin në krahun e majtë të portierit Vujadinoviç. 

Goli i barazimit nga skuadra e Kukesit

Skuadrat e Kukësit dhe e Laçit përballen në “Qemal Stafa” për herë të parë mes tyre në një finale të tillë. Pas përfundimit të takimit, trajneri i Laçit Armando Cungu u shpreh i kënaqur me lojën e zhvilluar nga ekipi i tij, duke thënë se e meritonin këtë finale. “Si do qe të shkonte kjo finale, ne kemi bërë një sezon fantastik. Ne e kemi pasur mundësinë të ishim në Europë ndoshta edhe për nga kampionati por duhet të ishim treguar më të kujdesshëm. Jam shumë i lumtur për këtë sukses pasi e kemi merituar. Dua tja dedikoj këtë trofe presidentit I cili na qëndron gjithmonë pranë por edhe të gjithë ekipit pasi ishin ata futbollistë që e benë të mundur këtë sukses.”,-tha Cungu. 

Suksesi i arritur nga ekipi kurbinas duke eleminuar më parë edhe ekipet e kryeqytetit, bën që tani të luajë në ‘Europa League’. Por ky sukses i Laçit ka penalizuar ekipin e Tiranës që shpresonte në një fitore të Kukësit, për të luajtur në kupat e Europës. 

 *** 

Tifozët e LaçIt bllokojnë Autostradën Tiranë-Durrës, përplasen fizikisht me tifozët e Kukësit 

Tifozet drejt kryeqytetit

Dyndja e tifozëve drejtë Tiranës ka sjellë edhe probleme në trafik. Tifozët e Laçit kanë bllokuar për minuta të tëra edhe autostradën që lidhet me kryeqytetin. Mes dy tifozerive thuhet se ka pasur edhe perplasje fizike në autostradë, në hyrje të kryeqytetit.

 

Tifozet e Laçit

 

Tifozet e Laçit duke festuar

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura