Festë e çmendur e Asllanit pas ndeshjes së Interit, mesfushorin e emocionoi goli i Empolit

May 27, 2024 | 16:07
SHPËRNDAJE

Kristjan Asllani ka qenë mbrëmë në fushën e lojës në ndeshjen e fundit të kampionatit mes Interit dhe Veronës. Por sapo u mbyll sfida, ai u pa të festonte në mënyrë të dukshme.

asllani

Futbollisti kërkoi të mësonte rezultatet e ndeshjeve të tjera që luheshin paralelisht dhe një prej tyre ishte ajo mes Empolit dhe Romës. Mesfushori është rritur në akademinë e Empolit dhe nuk e ka fshehur dashurinë që ka ndaj këtij klubi.

Në momentet kur ai po shihte ekranin e celularit, bashkë me Mario Çeki, bashkëpunëtor i Inzagit i cili në të kaluarën ka punuar te Empoli, erdhi edhe goli i Niang që i dha fitoren 2-1 toskanëve dhe njëkohësisht mbijetesën në Serinë A.

Kjo solli festimin e Asllanit i cili u përqafua me pjesëtarin e stafit të Interit duke iu gëzuar këtij rezultati të ish-skuadrës së tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura