Fëmijët e pasanikëve shqiptarë, jetë luksi mes armëve, jahteve dhe avionëve privatë

Sep 2, 2017 | 10:29
SHPËRNDAJE

Britanikja “The Sun” i ka kushtuar një artikull disa prej fëmijëve të pasur të Shqipërisë, marrë shkas nga faqja e Instagramit “The Rich Kids of Albania” ku postohen fotot e këtyre të fundit.hhg

Britanikja shkruan se këta adoleshentë dhe të rinj nga Ballkani janë fëmijët më të pasur të vendit, të cilët mburren për mënyrën e tyre të jetesës duke reklamuar në rrjetet sociale makinat luksoze, avionë e jahte private, tufa parash, por edhe armë.

“Ashtu si fëmijët e tjerë të pasur, edhe shqiptarët gjithashtu kanë makina luksoze dhe modelet me të fundit të tyre. Por tronditëse është se si disa i shpenzojnë paratë për armë”, shkruan ndër të tjera “The Sun”.

Ndërkohë nga fotot që shihen më poshtë, një nga fëmijët e pasur i cili është personazh i njohur për publikun shqiptar, është ish-futbollisti Fatmir Hysenbelliu, i njohur ndryshe si Oni.

Ndërsa personat e tjerë nuk janë fytyra publike.kid-8

kid-9 kid-7 kid-6 kid-5 kid-3 kid-4 kid-2 kid-12 kid-11 kid kid-1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura