Fatmir Mediu zgjidhet anëtar i Komitetit Drejtues të Inteligjencës dhe Sigurisë në Kongresin e USA

Dec 10, 2018 | 10:29
SHPËRNDAJE

Mediu-SHBA1Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë vizitës në SHBA është zgjedhur si anëtar i Komitetit Drejtues në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë në Kongresin Amerikan.

Ky propozim është bërë nga Kongresmeni Robert Pittinger dhe është pranuar nga Fatmir Mediu, i cili e ka përcjellë këtë vendim në faqen e tij të Facebook.

“Me kënaqësi pranova ftesën e Kongresmenit Robert Pittinger per tu bere pjese e Komitetit Drejtues te ketij Forumi te larte Parlamentar te Inteligjences dhe Sigurise, te zhvilluar ne Kongresin Amerikan ne Ëashington DC, moren pjese 350 perfaqesues nga rreth 80 vende.

Ky komitet zhvilloj takimin e pare mbas forumit ne nje mengjes pune në University Club me perberje nga kongresmene, anetare te Bundestagut Gjerman, parlamentit Europian dhe parlamenatre te disa vendeve, por dhe perfaqesues te industrise dhe teknologjise Amerikane.

Mediu-SHBAGjate fjales ne Forum jo vetem theksova vleren e bashkepunimit ne keto forume te remdesishme, por dhe nevojen e cdo vendi qe mbeshtetur ne konkluzionet dhe rekomandimet e Forumit te angazhohet ne miratimin dhe implementimin e ligjeve.

Po ashtu dhe nevojen e bashkepunimit me Forumet e tjera te sigurise vecanerisht ne Europe.

Folesit kryesor te ketij forumi ishin perfaqesues te larte te Senatit si Lindsey Graham, Senatori James Lankford, Kryetaret e komisjoneve te Kongresit, perfaqesues te larte te Administrates Amerikane.

Ky forum i larte ndërkombëtar për sigurinë, ofron mundësinë për dialog në lidhje me sfidat aktuale të sigurisë si ajo kibernetike; luften kunder terrorizmit, asistence ligjore për të parandaluar ,financimin e terrorizmit, bashkepunimin ne luften kunder terrorizmit..

Sekretari i Mbrojtjes Mattis nepermjet nje letre vleresoj nismat e rëndësishme të sigurisë kombëtare, të cilat u adresuan në kete Forum”, shkruan Mediu.

Mediu-SHBA1 Mediu-SHBA2 Mediu-SHBA3 Mediu-SHBA4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura