Familjarët e kishin deklaruar të humbur, 83-vjeçari gjendet i pajetë në Dajt

Oct 3, 2023 | 18:32
SHPËRNDAJE

Një 83-vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Dajtit në Tiranë.

policia2

Sipas policisë, i moshuari ishte deklaruar i humbur dhe pas denoncimit në polici, ai ishte në kërkim, ndërsa sot e kanë gjetur të pajetë.

Policia sqaron se i moshuari nuk kishte shenja dhune. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2023, pas Njësisë Administrative Dajt, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. Ç., 83 vjeç.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura