“Është detyrim ligjor, deri në fund të qershorit duhet realizuar”- Dixhitalizimi i sistemit financiar, Guvernatori i BSH u vendos afat bankave: Kemi hequr edhe shumë cash nga qarkullimi

Feb 1, 2024 | 11:35
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u vuri si afat bankave të nivelit të dytë që deri në muajin qershor të realizohet dixhitalizimi i sistemit financiar “open banking”.

sejko

Gjatë një takimi me kryeministrin Rama dhe drejtuesit e bankave, Guvernatori u shpreh se ligji është ligji dhe duhet zbatuar.

Sejko tha gjithashtu se janë hequr edhe shumë cash nga qarkullimi, ndërsa theksoi se po punohet përmes Komunitetit Kombëtar të Pagesave. Ai ftoi bankat që të bëhen pjesë e këtij procesi.

“Për të thënë konkretisht ka një ligj dhe ligji është për tu zbatuar. Në funksion të këtij ligji ne kemi ndërtuar ligjin për shërbimin e pagesave që është miratuar në 2020. Kemi ndërtuar kuadrin nën ligjor për shërbimet e pagesave dhe kemi licencuar ju që jeni këtu dhe disa të tjerë.

Pra gjatë kësaj periudhë është bërë ligji, janë bërë aktet normative dhe janë dhënë licencat.

Jemi në momentin praktik, që ka të bëjë me zbatimin e kësaj gjeje dhe përkthimin në biznes konkret. Praktikisht ajo që ka mbetur është pjesa e “open banking” që janë bankat që përmendi edhe kryeministri.

Ne kemi një Komunitetit Kombëtar të Pagesave, i cili drejtohet nga zv. Guvernatorja e parë  e BSH dhe është mbledhur në mënyrë frekuente. Kjo është një nga çështjet kryesore e diskutuar në Komitetin e Pagesave  dhe pjesa e open banking me afate, përtej detajeve, është elaboruar dhe deri në qershor patjetër që kjo duhet bërë. Nga dy banka, tre, duhen bërë të gjitha. Kjo nuk ka diskutim se është detyrim ligjor dhe bankat duhet të bëjnë atë që duhet bërë pra “duhet prishur rehati” që të bëhet kjo pjesë.

Ne kemi bërë me zhvillim të brendshëm tonin pa asistence te madhe  të huaj sistemi e shlyerjeve dhe pagesave në Euro, kjo kursen miliona euro nga komisionit. 14 milionë euro kursim ishte viti i parë, por jam i sigurt që është më shumë se nuk kemi shifra. Përveç kohës, më parë bëhej në një jave datë valute sot është bërë në një ditë valute.

Kemi hequr edhe shumë cash nga qarkullimi, po punojmë përmes komunitetit kombëtar të pagesave. Bankat duhet të jenë pjesë e këtij procesi”, tha ndër të tjera Guvernatori Sejko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura