Erjona Sulejmani: Martesë përrallore me Blerim Xhemailin, ju tregoj si u njohëm

SHPËRNDAJE

Erjona Sulejmani, bashkëshortja e Blerim Xhemailit, mesfushor i talentuar i Bolonjës dhe i kombëtares zvicerane, u zgjodh nga revista italiane “GQ Italia”, si “WAG”-si më i bukur i kampionatit europian 2016. “Lady” Xhemaili, ish-“Miss Albania”, modele shumë tërheqëse dhe një nënë e dedikuar për Luanin e vogël, ka prezantuar së fundmi një linjë kostumesh plazhi femra dhe meshkuj krejtësisht “Made in Italy”. Në një intervistë për “Chi è Chi”, bukuroshja zbulon shumë të pathëna nga romanca e saj me Xhemailin.

xhemaili erjona1

Ku keni lindur?

Unë kam lindur në Shkodër, në Shqipëri, por kam ardhur në Itali në moshën 10-vjeçare. Pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në Sirmione në liqenin Garda. Gjithashtu edhe familja ime jeton këtu. Sirmione dhe Shkodra janë të dyja shtëpitë e mia.

Si u njohët me bashkëshortin?

Mes miqve të përbashkët. Ai kishte parë foton time në konkursin “Miss Albania” dhe, kur fitova titullin “Mis Eleganca”, më kërkoi numrin e telefonit nëpërmjet një gazetari derisa arriti të siguronte edhe numrin tim të telefonit dhe, më pas, më kontaktoi. Mesazhi i tij i parë ishte: ‘Ti je e bukur, je shqiptare dhe flet italisht… Mos harro, unë dua të martohem me ty!”

Më impresionoi realisht vendosmëria e tij. Pas disa kohësh u takuam për një pije dhe e kuptuam se ishim të destinuar për njëri-tjetrin. E dashuroja thjeshtësinë, përulësinë dhe gjakftohtësinë e tij. Me pak fjalë, në një kohë të shkurtër vendosëm t’i thoshim po njëri-tjetrit.

Kur ju propozoi për martesë?

Ka ndodhur pas gjashtë muajsh nga takimi ynë i parë. Vitin e Ri të 2014-ës më çoi në Paris. Në një udhëtim romantik në “ChampsElysees”, ku morëm me qira një karrocë me biçikleta, më nxori kutinë me unazën e martesës dhe më pyeti “Do të martohesh me mua?”. Atë moment u emocionova me të vërtetë. Në fillim i thashë me shaka se “do të mendohem njëherë”. Por, më pas, nuk rezistova dot dhe i thashë po!

xhemaili erjona

Kur u zhvillua ceremonia e martesës dhe ku e gjetët fustanin. Mund të na tregoni diçka rreth asaj dite?

Martesa u mbajt më 10 korrik 2015. Siç e kemi traditë, u organizua në tre vende. Një në Shkodër, në qytetin tim, një tjetër në Tetovë në qytetin e bashkëshortit tim dhe e treta dhe më e rëndësishmja, me 350 të ftuar, në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë. Kam qenë shumë e emocionuar. Ishte një dasmë përrallore. Dëshiroja të organizoja gjithçka vetë dhe në detajin më të vogël. Fustanet e nusërisë, si në ëndërr, ishin nga Elie Saab dhe Pronovias, të dy të blerë në Milano.

Ku e kaluat muajin e mjaltit?

Nuk e kemi bërë ende. E shtymë pasi kur u martuam, Luani djali ynë ishte shumë i vogël. Ishte vetëm tre muaj. Tani që është rritur, do të gjejmë kohën për të shijuar muajin e mjaltit. Sigurisht, së bashku me atë.

Çfarë nëne jeni për Luanin? Sa i përkushtoheni gjatë ditës?

Nuk mund të qëndroj asnjë ditë larg tij. Rri gjithmonë me mua, me përjashtim të rasteve kur rri me gjyshërit.

Ju keni pozuar për një shërbim mode si “GQ”. Ju pëlqeu?

Të pozosh për një revistë si “GQ” ishte shumë emocionuese.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.