Era Istrefi dhe futbollisti shqiptar i Napolit në një romancë? Detajet që i nxorën zbuluar, dyshja pushime në të njëjtin ishull e hotel

May 27, 2023 | 11:17
SHPËRNDAJE

Në “showbizz”-in shqiptar është zbuluar çifti më i ri. Bëhet fjalë për Era Istrefin dhe Amir Rrahmanin.

amir rrahmani era istrefi

Sigurisht, ky është një lajm surprizë për shumë ndjekës të lajmeve rozë, pasi askush nuk e kishte vënë re më parë këtë romancë. Ditë më parë, në rrjet u përfol shumë një fotografi e Era Istrefit nga stadiumi “Diego Armando Maradona”.

era istrefi3

Këngëtarja që po qëndron në Itali, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Inter, përballje kjo që u fitua 3-1 nga Napoli. U pikas se Era dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram” dhe tani vjen një tjetër detaj.

amir rrahmani

“Prive.al” mëson se Era po pushon bashkë me një prej shoqeve të ngushta të saj në Capri. Dhe gjejeni pak çfarë? Në po të njëjtin ishull e edhe hotel, këto ditë po pushon edhe kapiteni Rrahmani.

era istrefi1

Ndonëse futbollisti nuk ka postuar asnjë fotografi, dëshmitarët okularë dhe fansat që kanë shkrepur foto në po të njëjtin hotel e kanë nxjerrë “zbuluar”. Kjo sepse në të njëjtin hotel janë vendosur edhe lojtarë të tjerë të ekipit kampion.

era istrefi

Këto indikacione kanë qenë të mjaftueshme për të ngritur dyshime të reja mbi një raport romance mes dyshes, Era dhe Amir.

amir rrahmani1 era istrefi1.JP era istrefi5 era istrefi4 era istrefi2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura