Emrat/ Dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti dhe u la e pajetë në mes të rrugës, zbulohet identiteti i shqiptares! Kush është partneri vlonjat

May 16, 2024 | 8:33
SHPËRNDAJE

Enkelejda Danaj është 40-vjeçarja shqiptare që u godit me thikë për vdekje në Greqi dhe u la e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

greqi3

Viktima raportohet se kishte bërë tre denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj, Eduart Danaj, 50 vjeç nga Vlora, i cili është në kërkim nga autoritetet greke.

Denoncimi i parë i saj ndaj ish-bashkëshortit është bërë në 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ndaj për dhunë në familje.

Kallëzimin e dytë e ka bërë në 18 shtator 2022 dhe ku viktima ka denoncuar burrin e saj për kërcënim, lëndim fizik dhe abuzim verbal. Eduart Danaj u arrestua sërish dhe u dërgua në Prokurori. 50-vjeçarit i ndalohej të jetonte me viktimën, në bazë të një urdhri gjykate, por raportohet se ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018 të banonin së bashku.

Denoncimi i fundit është bërë në 7 maj 2024 sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal). Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në prokurori.

Enkelejda Danaj iu janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente.

Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë.

Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një objekt pritës dhe por deklaroi se nuk dëshironte.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura