Elsa Lila, nga Festivali i Sanremos dhe çadra e grevës së urisë e PS në Bulevard, tek arrestimi i bujshëm në Itali për drogë

Mar 16, 2022 | 13:50
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila është arrestuar sot në Itali e akuzuar si pjesë e një grupi të struktura kriminal që trafikonte drogë.

Sipas mediave italiane, operacioni është finalizuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës nga Drejtoria e Rrethit Anti-mafia të Romës. Blutë kanë lëshuar 13 urdhër arreste prej të cilëve janë ekzekutuar deri më tani vetëm 9.

Mes të arrestuarve është këngëtarja 40-vjeçare, Elsa Lila, e cila sipas mediave mbante llogaritë e grupit kriminal. I përfshirë në këtë skemë është boksieri Petrit Bardhi i njohur si “Titty”. Ai ishte arrestuar edhe më herët në vitin 2015 bashkë me Arben Zogun në një operacion të Guardia di Finanza.

LEXO EDHE:  U arrestua bashkë me Elsa Lilën/ Kush është boksieri shqiptar, pjesë e grupit që mbështetej nga “Mbreti i fundit i Romës”

Elsa Lila valeria
Elsa Lila ne Sanremo ne vitin 2003

SANREMO

Elsa Lila është një ndër personalitetet e njohura të këngës shqiptare, por që ka debutuar me sukses edhe në Itali në Festivalin e Sanremos. Ajo për herë të parë këndoi në itali në vitin 2003 me kengën Valeria, ndërkohë që në vitin 2007 ajo mori pjesë sërish me këngën “Il senso della vita” (kuptimi i jetës).

Elsa Lila ka lindur në Tiranë, Shqipëri dhe babai i saj ishte një këngëtar i ish-korit të shtetit shqiptar, ndërsa nëna e saj ishte violiniste, kështu që të dy prindërit e saj e rritën atë afër muzikës dhe teatrit, duke i dhënë asaj një dashuri të madhe për artet.

Elsa Lila Edi Rama1

POLITIKA

Këngëtarja shqiptare, Elsa Lila është përfshirë në politikë vite më parë, kur Partia Socialiste asokohe në opozitë hyri në grevën e urisë në Çadrën para Kryeministrisë.

Elsa Lila në vitin 2010 iu bashkua deputetëve në grevën e urisë, ku ka bërë thirrje që qytetarët të mbështesnin Partinë Socialiste në kërkesën për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 2009-ës.

“Sot ka ardhur ora e qytetarit. Vëllezër dhe motra, unë tani do te shkoj te bashkohem me Shegen, Floren, Olten, Mozen, Ermonelen, Fatmirin dhe  te gjithë shqiptaret e ndershëm. Qe ne ketë moment, po hyj ne greve urie  me dëshirën time te lire”, shprehej Elsa Lila në mitingun e PS-së.

Elsa Lila ka pozuar disa herë krah Edi Ramës, I cili në vitin 2013 publikoi foton me këngëtaren duke u përqafuar dhe ku shpjegonte se ajo erdhi nga Italia për të votuar Rilindjen.

Edi RAma Elsa Lila

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura