Eliminohet Skënderbeu, Dinamo me 10 lojtarë e mposht 4-1 (VIDEO)

Aug 25, 2015 | 22:45
SHPËRNDAJE

Momenti i golit te dyte nga Dinamo e Zagrebit
Momenti i golit te dyte nga Dinamo e Zagrebit

Ka përfunduar aventura e Skënderbeut në Ligën e Kampionëve. Korçarët janë mposhtur me rezultatin 4-1 në Kroaci nga Dinamo e Zagrebit.

Një ndeshje e dobët e korçarëve, që u mposhtën edhe pse Dinamo mbeti me 10 lojtarë në pjesën e dytë.

Skënderbeu largohet në këtë mënyrë nga Liga e Kampionëve duke u mposhtur 6-2 në rezultatin e përgjithshëm. Kujtojmë se ndeshja e parë përfundoi 2-1 në favor të kroatëve.

Pjesa e parë

Skënderbeu e nisi mjaft mirë takimin, duke u hedhur në sulm, nisur edhe nga humbja që pësoi në shtëpi. Mirëpo nuk kaluan shumë dhe erdhi goli i parë.

Në minutën e tetë të takimit, Dinamo nis kundërsulm nga krahu i majtë. Një krosim i thellë në zonë gjen pa përgatitur mbrojtën e korçarëve, duke i dhënë mundësi Soudanit që të shënojë me kokë.

Mirëpo, ende pa kaluar dy minuta Latifi shpërthen bukur nga e djathta dhe i vetëm me portierin nuk arrin ta çojë topin në rrjetë.

Portieri kroat e grushton keq topin, duke i dhënë mundësi Eskerdinjës që të shënojë lehtësisht me portën e boshatisur.

Por barazimi zgjat vetëm pesë minuta. Një aksion i Dinamos së Zagrebit shpërqendron totalisht mbrojtjen e Josës, duke i dhënë mundësi Hodziçit të shënojë një gol të bukur.

Pjesa e parë mbyllet me këto shifra, 2-1 për Dinamon e Zagrebit.

Pjesa e dytë

Minutat e para të pjesës së dytë folën për Skënderbeun, që kishte mundësi të ndryshonte diçka në këtë takim.

Gonlaço ndërhyn keq ndaj Jashanicës dhe merr kartonin e dytë të verdhë, duke dalë nga loja dhe duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Mirëpo kjo nuk e ndihmoi aspak Skënderbeun, i cili pësoi edhe golin e tretë në këtë takim, vetëm pak minuta më pas.

Një goditje nga këndi në minutën e 56-të e gjen zbuluar sërish mbrojtjen e Skënderbeut. Taravel arrin të shënojë në rrëmujë.

Minutat e mbetura folën vetëm për Dinamon, që edhe pse me 10 lojtarë u hodh në sulm duke e mbledhur në zonën e tij Skënderbeun.

Në minutën e 80-të të takimit vjen edhe goli i Soudanit, i cili i jep fund çdo gram shprese të Skënderbeut. Tani, kampionët e Shqipërisë duhet të kënaqen me Europa League.

Ndeshja Minutë-pas-minute

90′-Përfundon aventura e Skënderbeut në Ligën e Kampionëve. 

80′- Gol! Soudani ka shënuar gol për Dinamon e Zagrebit duke rritur diferencën me Skëndërbeun në 4-1.

78′- Zëvendësim tjetër te Dinamo, largohet Pjaca duke i lënë vendin Fernadezit.

72′- Pjaca provon me një goditje të bukur nga kufijtë e zonës, shpëton mrekullisht porta e Shehit pasi topi kalon fare pak centimetra mbi traun e portës.

67′- Zëvendësim edhe te Dinamo, largohet Coric, vendin e tij e zë Rog.

65′- Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Progni, në fushë Nimaga.

63′- Krosim në zonë nga Shkëmbi, Jashanica gjendet krejtësisht i lirë dhe godet me kokë, por topi është i dobët dhe pa rrezik.

58′- 
Zvëndësim te Skënderbeu, largohet Berisha, në fushë hyn Peter Olainka.

56′- GOL Dinamo, shënon Taravel. Goditje kendi për kroatët, kroson drejt zonës Mashado dhe pas një rrëmuje në zonë Taravel godet duke e dërguar topin në rrjetë. 3-1.

54′- Rast ideal për Skënderbeun, Lilaj del bukur në të djathtë pas kombinimit me Vangjelin dhe then topin në qendër ku gjen krejtësisht të lirë Prognin, ky i fundit nuk kordinohet si duhet dhe godet shëmtuar duke shpërdoruar.

52′- Zëvendësim te Dinamo, Largohet Hodziç dhe i lë vendin Antoliç.

48′-
Gonlaço ndërhyn ashpër ndaj Jashanicës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′- Ka filluar pjesa e dytë, rreshjet e shiut janë shtuar ndjeshëm.

45′-Ka përfunduar pjesa e parë e takimit të kthimit për play-offin e Ligës së Kampionëve mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut. Plot tre gola të shënuar në 45 minuta, por Dinamo udhëheq 2-1, duke e çuar Skënderbeun drejt eleminimit. 

34′-Zbritje e shpejtë e korçarëve, Shkëmbi provon nga distanca por gjuajtja e tij është shumë metra larg portës dhe aspak kërcënuese.

27′ –Kroatët kanë fituar shumë terren, Skënderbeu duket i mbyllur mbrapa.

22- Progni depërton drejt zonës, Coric e pengon në kufij dhe ndëshkohet me karton të verdhë, goditje dënimi në pozicion të favorshëm për Skënderbeun.

18′-Goditje dënimi për Skënderbeun në krahun e majtë, provon Radas, por topi përplaset në shtyllë dhe më pas përfundon jashtë

15′- 
GOL DINAMO, shënon Hodzic. Rrëmujë në mbrojtjen korçare, Soudani kthen topin mbrapa për Hodziç dhe ky i fundit krejtësisht i pamarkuar godet duke e dërguar topin në rrjetë. Rikthehet në avantazh Dinamo.


10′-
GOOOOOOOOL SKENDERBEUUU, Arapi kroson per Latifin që nga mesfusha, ky i fundit merr topin ne të djathte te zones, futet ne zone dhe godet po e devijoi portieri, Eskardinja përfiton dhe shënon me portën bosh, barazohet rezultati.


08′-
GOL DINAMO, Krosim nga e majta dhe Soudani i haruar në thellësi të zonës nga mbrojtësit, dodet me kokë duke kaluar të tijët në avantazh.


07′- 
Berisha tenton të depërtojë drejt zonës, provon koridorin për vangjelin që vjen me shpejtësi, por mbyllin kroatët.

05′ Vjen goditja e parë e dënimit për Dinamon e Zagrebit, korçarët luajnë mirë në këto minuta të para.
Untitled-1302′- 
Skënderbeu agresiv që në fillim, Eskardinja lë topin në të majtë për Berishën, ky i fundit kroson drejt zonës, por topi është shumë i fortë.

1′-Skënderbeu nis misionin e pamundur në Zagreb përballë Dinamos. Korçarët e mposhtur në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, hidhen menjëherë në sulm në kërkim të fitores.

Cast nga ndeshja Skenderbeu- Dinamo Zagreb 1-2
Cast nga ndeshja Skenderbeu- Dinamo Zagreb 1-2
Formacionet zyrtare:

Dinamo Zagreb:
Eduardo, Pinto, Sigali, Taravel, Pivariç, Mashado, Gonçalo, Soudani, Coric, Pjaca, Hodzic.

Skënderbeu:
Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Shkëmbi, Eskardinja, Lilaj, Berisha, Progni, Latifi.

Gjyqtar:
Xhanluka Roki

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura