Eli Fara, mysafire speciale në festivalin ‘’Fantana di Malma’’

Feb 25, 2012 | 15:09
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur me prejardhje vllahe, Eli Fara, do të jetë mysafire speciale në edicionin e këtij viti të festivalit vllah ‘’Fantana di Malma’’, që do të mbahet në fund të muajit maj. Eli Fara do të ketë një performancë prej gjysmë ore para se të bëhet votimi. Deri në mbylljen e konkursit, në këtë festival kanë ngelur vetëm disa ditë që kompozitorët të dërgojnë kompozimet e tyre, ndërsa si rregull i festivalit është që këngët të jenë muzikë popullore, të inspiruara nga burimet folklorike, si dhe nga jeta e përditshme e vllehve, ndërsa do të ketë mundësi edhe për këngë argëtuese që inspirimin do e gjejnë tek rinia vllehe. Festivali do të mbahet në Maqedoni, ndërsa do të jetë i organizuar në dy net me nga 12 artistë nga Maqedonia, Shqipëria, Greqia e Rumania. Organizator i festivalit është organizata e lidhjes së vllehve të Maqedonisë ‘’Mandra’’.   bl. re

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura