EKSKLUZIVE/ Zjarri i rënë pranë drejtorisë së SHISH në Elbasan nuk ka qenë rastësor, zjarrëfikësja nuk u lejua të ndërhyjë! Janë asgjësuar një numër i lartë materialesh sekrete

Jun 4, 2023 | 10:30
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje kanë dalë rreth zjarrit të rënë pak ditë më parë në Drejtorinë e Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan.

zmk,m

Burime për gazetarin e Panorama TV, Aldo Kozaria, bëjnë me dije se zjarri nuk ka qenë rastësor, por i kontrolluar.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se makina e shërbimit zjarrëfikës edhe pse u njoftua, nuk u lejua të ndërhyjë për fikjen e zjarrit.

Gjithashtu burime të besueshme brenda SHISH bëjnë me dije se janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm materialesh sekrete, informacione si dhe hard disqe të cilat mbanin informacion nga veprimtaria e përditshme e SHISH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura