EKSKLUZIVE/ Sindikata e Futbollistëve, FSHF sponsorizon Andi Lilën

May 31, 2019 | 11:24
SHPËRNDAJE

Futbollistët shqiptarë do të kenë sindikatën e tyre. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se po bëhen përpjekje për të krijuar edhe sindikatën e futbollistëve në vendin tonë, e cila do të ketë si detyrë mbrojtjen e të drejtave të tyre.

andi lila

Burime të besueshme të gazetës pohojnë se nismëtari i krijimit të sindikatës është mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila, i cili ka nisur edhe takimet e tij me futbollistët nëpër klubet shqiptare, për t’u shpjeguar atyre diçka më shumë dhe për të marrë konfirmimin për ngritjen e saj edhe në formë zyrtare.

Mësohet se procesi është drejt përfundimit dhe lojtarët do të kenë një zë më shumë për t’u ankuar. Burime të sigurta të gazetës kanë konfirmuar se gjithçka po bëhet me bekimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, që po “sponsorizon” Lilën për këtë çështje.

TAKIMET

Prej afro një muaji, Andi Lila ka nisur takimet intensive me lojtarët që militojnë në futbollin shqiptar, duke u folur më konkretisht për krijimin e kësaj sindikate, e cila do të ngrihet për të mbrojtur të drejtat e tyre.

andi-lila

“Po mundohemi të krijojmë këtë sindikatë të lojtarëve, në mënyrë që të mbrojmë të drejtat tuaja”, mësohet t’u ketë thënë mbrojtësi i Kombëtares lojtarëve që ka takuar. Burimet pohojnë se Lila ka pasur takime me klubet dhe lojtarët e të gjitha niveleve të futbollit shqiptar, duke nisur nga Superiorja dhe deri në Kategorinë e Dytë.

andi lila

Deri më tani, mbrojtësi i Kombëtares ka pasur takime me lojtarë në klubin e Skënderbeut, Elbasanit, Besës, Sopotit etj. Shumë shpejt pritet të marrin fund edhe takimet në klubet shqiptare me lojtarët dhe të bëhet më pas regjistrimi në gjykatë për të marrë kështu edhe formë juridike formimi i kësaj sindikate.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura