EKSKLUZIVE/ Çudira shqiptare, klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin pas barazimit dhe emëron…

Sep 18, 2023 | 14:12
SHPËRNDAJE

Çudirat në futbollin shqiptar me trajnerët vazhdojnë! Pas vetëm tri ndeshjesh, ku barazoi ndaj Flamurtarit dhe Korabit, ndërsa pësoi vetëm një humbje ndaj Tomorit, sot trajnerit Bledar Devolli i është komunikuar shkarkimi nga drejtimi i Luzit 2008.

Collage Maker-18-Sep-2023-11-41-AM-5350

Drejtuesit e këtij klubi e kanë parë të arsyeshme të marrin këtë vendim pas tri javësh kampionat dhe kjo nuk është hera e parë. “Panorama Sport” zbulon se asgjë nuk ka qenë e rastësishme, sepse Luzi i kishte paraprirë kësaj situate dhe tashmë trajner do të ketë Xhevahir Kapllanin.

Durrsaku që drejtoi Erzenin në sezonin e kaluar do të prezantohet nesër nga klubi. Ndërkohë, kontrata me Devollin mësohet se nuk është zgjidhur ende, me klubin që i ka komunikuar shkarkimin vetëm verbalisht.

Dje Luzi luajti ndaj Korabit dhe arbitri i mohoi një gol të rregullt (shikoni videon), por lind pyetja çfarë do të ndodhte nëse fitonte? Çudirat me trajnerët vazhdojnë dhe mesa duket klubet e Kategorisë së Parë po frymëzohen nga Superiorja, duke ndjekur shembuj të gabuar. Kujtojmë që në start u shkarkuan Stavri Nica dhe Rraman Hallaçi, ndërsa tashmë viktima e radhës është Bledar Devolli.

Goli i anuluar i Luzit në ndeshjen e djeshme ndaj Korabit nga arbitri fierak, Xhulio Agolli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura