E fshehur mes bananeve, kapen 160 kg kokainë në portin e Selanikut. Vlera e drogës në treg përllogaritet rreth 18 milionë euro

Jun 3, 2023 | 21:26
SHPËRNDAJE

Një sasi prej 160 kilogramë lëndë narkotike e llojit Kokainë është kapur në portin e Selanikut në Greqi.

Capture-12

Lajmin e ka bërë të ditur policia greke, e cila tha se ngarkesa e drogës është gjetur në kontenierë me banana të ardhur nga Ekuadori.

Gjithashtu u raportua se droga mbërriti në portin e Selanikut dhjetë ditë më parë dhe ishte fshehur në kanale të krijuara mes dy kontejnerëve.

Vlera e drogës përllogaritet te jetë afërsisht 18 milionë euro dhe përfitimi nga shitja e saj do të arrinte në 3 milionë e 200 mijë euro.

Droga dyshohet se i përket grupit që u godit në fillim të majit, ku dhjetë persona u arrestuan në Greqi dhe katër të tjerë në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se rrjeti në fjalë ishte i përfshirë edhe në kontrabandën e karburanteve dhe cigareve, ndërsa i janë sekuestruar edhe 104 kilogramë e 600 gramë kokainë, të cilën të arrestuarit e kishin fshehur dhe e eksportonin përmes kontejnerëve me banane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura