E akuzuan se shkeli marrëveshjen e konfidencialitetit, Kanye West dhe Kim Kardashian kërcënojnë ish-truprojën

Jun 2, 2020 | 12:14
SHPËRNDAJE

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë kërcënuar ish-truprojën e tyre se do të ngrejnë padi miliona dollarëshe ndaj tij.

kanye west3

39-vjeçarja dhe reperi raportohet se i dërguan një letër ish- truprojës së Kanye, Steve Stanulis duke pretenduar se ai bëri deklarata “të rreme dhe shpifëse” si edhe shkeli marrëveshjen e konfidencialitetit.

Stanulis, i cili raportohet se u pushua nga puna në vitin 2016, tha se atij iu vendosën rregulla qesharake nga Kanye për tu zbatuar.

kanye west2

Sipas dokumenteve të marrëveshjes që ish-truproja nënshkroi në shkurt 2016, e ndalon atë që të flasë për çdo informacion personal ose të lidhur me biznesin për Kim dhe Kanye.

Kim dhe bashkëshorti i saj nuk kanë specifikuar se cilat prej deklaratave të Steve janë flase dhe shpifëse.

Por ata e kanë kërcënuar se do ngrejnë një padi prej 10 milionë dollarësh ndaj tij për shkelje të marrëveshjes së konfidencialitetit nëse ai e bën sërish.

Në vitin 2016, Kim dhe Kanye kërcënuan se do të padisnin Stanulis për të njëjtën çështje dhe kërkuan falje publike.

Por përfaqësuesi truprojës mohoi se ai kishte shkelur marrëveshjen e konfidencialitetit.

/Panoramaplus.al

kanye west

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura