“Pagoi 4 burra për t’i rrëmbyer djalin”- Ngrihet padi ndaj këngëtares së njohur, çfarë thuhet në dëshminë e bashkëshortes së të birit

Sep 27, 2023 | 17:01
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Cher është paditur së fundmi, pasi dyshohet se ka rrëmbyer djalin e saj, Elijah Blue Allman.

ah

Sipas disa dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Daily Mail ngjarja ka ndodhur pikërisht kur Elijah po përpiqej të rregullohej me gruan e tij në përvjetorin e martesës së tyre.

Allman u martua me Marieangela, 36 vjeç, e cila quhet “Queenie” në grupin rock KING, në vitin 2013. Ata nuk kanë fëmijë.

Fituesja e disa çmimeve “Oscar”, “Emmy” dhe “Grammy” ishte e shqetësuar për shëndetin e të birit, tha nusja e tij Marieangela King gjatë një deklarate.

aktorja

Mësohet se ai tani ndodhet në një rehabilitim në Pasadena, Kaliforni, pasi u rrëzua në trotuarin në hyrje të hotelit.

King tha se ajo dhe Elijah kishin kaluar 12 ditë në New York duke u përpjekur ti jepnin edhe një shans martesës së tyre, ndërsa tregoi se natën e përvjetorit të martesës 4 burra kanë hyrë në dhomën e tyre të hotelit dhe e kanë rrëmbyer atë.

“Më 30 nëntor 2022, natën e përvjetorit tonë të martesës, katër persona erdhën në dhomën tonë të hotelit dhe rrëmbyen Elijah. Një nga katër burrat që e morën më tha se ishin punësuar nga nëna e tij”– tha King.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura