“Duhen parë kostot dhe benefitet”- Debati për futjen e euros, profesori i financave në Panorama TV: Është bërë gjysmë fakt i kryer! Qeveria dhe ekspertët s’kanë bërë asnjë diskutim

Sep 6, 2023 | 17:08
SHPËRNDAJE

Profesori i Financave, Evarist Stoja i ftuar në Panorama TV ka komentuar debatin rreth futjes së euros si monedhë zyrtare në vendin tonë. Sipas tij, diçka e tillë është bërë gjysmë zyrtare dhe tani që të zhbëhet kostot janë shumë të mëdha.

Stoja u shpreh se që të futet euro në Shqipëri duhen parë kostot dhe benefitet, si për euron ashtu edhe për mbajtjen e lekeut.

Ai theksoi se nga ana e qeverisë apo ekspertëve nuk janë bërë debate dhe diskutime për këtë çështje.

“Në momentin ku jemi është debat ekonomik dhe duhet të balancohet kostoja me benefitet.  Cilat janë benefitet po të mbajmë lekun dhe cilat janë kostot dhe benefitet po të adoptojmë euron në mënyrë të një anshme. Kjo nuk është bërë dhe kam frike se aty po bëhet fakti i gjysmë kryer. Për tu zhbërë ai fakt është e vështirë. Doktorët thonë që parandalimi është më i mirë se kura. Ne po përpiqemi të kurojmë diçka që është më e vështirë. Euro ka marrë atë hapësirë në ekonominë shqiptarë sa është e vështirë për tu zhbërë.

Një problem që kam bërë unë është se është bërë në mënyrë të heshtur. Unë nuk e di që qeveria apo ekspertët të kenë debatuar dhe të arrijnë në konkluzionin që është mirë të vazhdohet me euron apo me lekun.

Beteja me euron nuk po funksionin dhe po bëhet fakt gjysmë i kryer dhe për ta zhbërë duhet kosto e madhe. Si i bëhet? Minimale do të duhet një debat”, tha ndër të tjera profesori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura