Draft-propozimi për Asociacionin në komunat me shumicë serbe, Rama i përgjigjet kritikëve: Ata që shajnë kanë frikë se mos humbasin armikun…

Jun 9, 2023 | 19:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve në lidhje me draft-propozimin e tij për Asociacionin në komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës.

edi_rama

Rama shprehet se ata që shajnë pa e lexuar atë që përmban ky propozim, kanë frikë mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta sipas tij ka mbaruar që në vitin 1999.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura