Ditëlindja luksoze e Samanta Karavellës, brenda festës ‘gjigante’ të këngëtares 30-vjeçare

Jul 9, 2020 | 16:32
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Samanta Karavella feston sot 30-vjetorin e lindjes.

Ajo ka organizuar një festë luksoze me miqtë e saj pas mesnatës në një ambient të madh me pishinë dhe të mbushur me tullumbace.

Samanta dukej mahnitëse e veshur me një fustan të gjatë të çarë deri në bel dhe me dekolte të hapur.

Pranë saj ishin disa prej miqve më të mirë si Enca, Ardit Çuni apo Olti Curri që publikon video e foto nga festa e madhe.

Këngëtarja duket se e ka shijuar shumë ditëlindjen nën atmosferën e miqve të saj.

Një tortë gjigante ishte porositur për të, ndërsa në qiell u plasën edhe fishekzjarre.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura