Makina e një televizioni në Zveçan është sulmuar me armë zjarri.
Lajmin e konfirmoi për Panorama TV gazetari Osman Stafa, i cili ka qenë present gjatë ditës së sotme në veri të Kosovës për të ndjekur nga afër zhvillimet.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme u zhvillua një tubim nga serbët e veriut të Kosovës dhe anëtarë të dyshuar të grupeve kriminale të ardhur nga Serbia, i cili përfundoi në përplasje me ushtarët e KFOR.
Nga përplasjet mbetën të plagosur disa persona dhe situatë u qetësua vetëm pasi KFOR shpërndau protestuesit.