“Dështimi i takimit në Bruksel”, Haradinaj ultimatum Kurtit: Dorëhiqu ose të shkarkojmë me mocion votëbesimi!

Sep 15, 2023 | 13:33
SHPËRNDAJE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar reflektim të menjëhershëm nga ana e qeverisë së Kurtit sa i përket qëndrimeve të mbajtura në Bruksel nga kryeministri.

ramush-haradinaj2-780x439Në mesazhin e tij në Facebook, Haradinaj shkruan se “Kurti duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli.”

Më tej, ai paralajmëron se në rast se nuk do të ketë një reflektim të pritshëm, do të kërkojë të bashkohet për ‘shkarkimin e Kurtit përmes mocionit të mosbesimit.’

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij.

Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë.

Në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, mbetet përgjegjësi e ne të tjerëve, të bashkohemi e të veprojmë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit.

Është koha ta pyesim popullin se si të dalim nga kjo gjendje e rrezikshme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura