Deputeti i PD-së Salianji: Basha sakrifikoi, kjo është rruga me të cilën do rrezojmë Ramën

Jul 25, 2017 | 10:58
SHPËRNDAJE

I pari për aksionin qytetar në Partinë Demokratike dhe deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Fol me mua, fol me ata” të gazetarit Enkel Demi në TVSH tha se Basha sakrifikoi duke qëndruar në krye të Partisë Demokratike pas humbjes.

20403682_1601575739894219_389378743_n

Ai deklaroi se PD humbi zgjedhjet sepse u blenë votat megjithatë nuk përjashtoi edhe gabimet e PD.

Ndërsa ngrirjen e funksioneve të Bashës në krye të PD, Salianji e cilësoi si marrje të përgjegjësive nga kryedemokratit.

Salianji deklaroi se Partia Socialiste i ka vjedhur votat për të ardhur në pushtet. Ndërsa shtoi se mbështetës të PD janë kërcënuar që të mos votojnë të djathtën.

Ai gjithashtu tha se PD i ka denoncuar këto raste të vjedhjeve që janë kryer para datës së zgjdhjeve dhe jo gjatë votimit.

“Fushata ka qene e decentralizuar secili nga ne kemi bërë denoncime gjatë ditës së zgjedhjeve. Kemi denoncuar me emër e mbiemër ata që kanë blerë votat. Ne e kemi denoncuar dhe kemi faktuar vjedhjet. Mënyra si vidheshin votat në 2001 nuk është e njëjtë. Atëherë vidhej në Qendra Votimi, aty dhe ku numëroheshin. Votat tani nuk vidhen më në komision dhe gjatë numërimit. Tani u merren kartat e identitetit. Janë kërcënuar dhe dhunuar mbështetës të PD, kemi bërë denoncime në polici. Ne kemi pasur info për vjedhjen e kartave të identitetit ndaj kërkuam votim e numërim elektronik. Rama ka kërcënuar prandaj fitoi”, deklaroi Salianji.

Salianji theksoi se Rama s’iu përmbajt marrëveshjes ndërsa vuri theksin tek roli i ministrave teknikë në denoncimin e vjedhjes së votave.

“Ne patëm ministrat teknikë, por jo drejtorët. Ata bënë ç’është e mundur që votat të mos vidheshin. Njëra nga palët në marrëveshje shpërdoroi besimin. Rama s’iu përmbajt marrëveshjes”, u shpreh ai.

Ditët e qëndrimit në çadër, Salianji i cilësoi si sukses duke thënë se u rrit ndërgjegjësimi i publikut për rrezikun e vjedhjes së zgjedhjeve.

Sa i përket të ardhmes së Partisë Demokratike, ai tha se kjo forcë ka nevojë për ripërtëritje dhe duhet të ketë një sjellje të re ndaj elektoratit, ndërsa përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi të mëtejshëm PD-PS.

“Ne do ta rrëzojmë Ramën me protestë, me çadrën rrëzuam gjysmën e qeverisë”, nënvizoi Salianji duke u shprehur besimplotë për rikthimin e fitores së PD.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura