Strategjia kundër korrupsionit, gati në prill 2014. Rama: Modernizim sistemit, reformë territoriale

Dec 9, 2013 | 12:37

TIRANË- Strategjia kundër korrupsionit do të jetë gati në prill të vitit 2014, ndërkohë që plani i veprimit do të rishikohet cdo fund viti për të paraqitur në të realitetin e luftës antikorrupsion.

Kreu i qeverise, Edi Rama ka theksuar se fjalet kunder korrupsionit jo vetem nuk mjaftojne, por ato behen jorgan nen te cilin korrupsioni vazhdon, gelon dhe zhvillohet nen nje strehe te ngrohte. ‘jorgani sherben per ta mbuluar nderkohe qe sot ai eshte bere i pambulueshme ne syte e sqiptareve, partnereve te Shqiperise, te atyre qe e ndeshin ose degjojne nga njerezit rreth e rrotull e nese ka dicka qe e dallon qarte korrupsionin tek ne nga vendet e BE, eshte se tek ne eshte endemik, ne cdo qelize te organizmit te shtetit”- tha Rama. 

Rama ka theksuar rendesine e luftes kunder nje korrupsioni sa endemik aq edhe strukturor, pasi vendi ka gabuar me reformat struktore. “Reformat strukturore jane ato qe mund te ndikojne me shume ne kete lufte”- tha Rama.

Ai ka sqaruar se jane ne diskutim me FMN dhe BB per programin e ri qe vendi duhet te hape me FMN ne kushtet kur ekonomia jone eshte ne kushtet kur situata jone financiare kerkon nje disipline te re fiskale.

“Gjysma e njesive administrative qe nuk prodhojne asnje te ardhur nuk mund te mos jete territor per korrupsion. borxhit t’i pergjigjemi edhe me nje reforme te thelle administrative dhe territoriale, duke mos lene qe nje numer kaq i madh njesish te marrin nje sasi te madhe parash e te mos kthjene mbrapsht asgje e kthehen ne burime qe gjenerojne korrupsion, sepse eshte sistemi i ndertuar ne menyre te tille qe e ben shume te lire punen e korrupsionit”- tha ai.

Takimin e ka hapur ministri për Cështjet Vendore Bledi Cuci, zgjedhur njehërësh si koordinator për strategjinë kundër korrupsionit.  

“Strategjia Kombëtare kundër korrupsionit do të jetë gati në prill të 2014, si dokumenti udhërrefyes i politikave, ndërkohë që plani i veprimit do të rishikohet cdo fund viti për të paraqitur realitetin masave antikorrupsion. Strategjia kombëtare është përkthimi i vullnetit tonë të palëkundur politik për këtë luftë, që do të jetë njeheresh efikas për monitorimin dhe arritjet kundër korrupsionit duke i bërë ato të matshme”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura