Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin: 11 raste të reja infektimesh dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Apr 6, 2023 | 19:26
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e të dhënave epidemiologjike të situatës së Covid 19 në vend.

1568460843_urgjencainfektivit

Përmes një njoftimi, MSH bën me dije se nga 363 teste të kryera, 11 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë viktimë.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 363 testime, nga të cilët 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

Nga 3 qytetarë në Tiranë, Vlorë, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Himarë.

Janë 187 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,169 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 6 Prill 2023)

Raste të reja ditore               11

Të shëruar në 24 orë            19

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                        363

Testime totale                   2,050,483

Raste pozitive                      333,960

Raste të shëruara                  330,169

Raste Aktive                             187

Humbje jete                              3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      157

Vlorë                         10

Fier                             5

Shkodër.                    4

Berat.                         4

Korçë.                          2

Durrës.                      2

Elbasan.                     2

Lezhë.                          1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura