“Çojeni në Komision”- Opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës pr.ligjit për kalimin e pronës shtetërore në private, mazhoranca e rrëzon

May 16, 2024 | 10:49
SHPËRNDAJE

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës heqjen nga rendi i ditës pr.ligjit për kalimin e pronës shtetërore në private. Dhurata Çupi ka qene nder deputetet qe kerkoi heqjen e nismes nga rendi i dites. 

 “Është një ligj antikushtetues, qe shkatërron vendin. Po synoni ne mënyre abuzive qe pronat shtetërore të ja  jepni privatit, te ja jepni oligarkëve. Po kërkoni te jepni pronën publike tek Teatri dhe shume prona te tjera. Zonja Kryetare e Kuvendit, Ju kërkoj ta terhiqeni kete ligj”- tha Dhurata Çupi.

lindita nikolla

Ndërkohë që deputeti i PD, Arbi Agalliu nga foltorja e Kuvendit ka komentuar projektligjin e qeverisë për të kaluar pronën publike te privati. Ai tha se ky projektligj nuk ka zbatuar procedurën normale, që në fillim duhej të hidhej për konsultim publik.

“Nuk jeni i sinqertë fare dhe se kuptoj pse futeni se nuk është fare propozimi juaj ky. Ju keni propozuar vetëm kalimin nga Ministria e Financave tek Ministria e Ekonomisë. Ky është propozimi juaj. Këto dy amendamente të cilat janë totalisht të sakta që kolegia tha, janë amendamente që së pari nuk kanë kaluar konsultimin publik. Sepse në komisionin e ekonomisë kur keni sjell këtë ligj, kemi kërkuar të zbatohet procedura me konsultim publik. Keni thënë që nuk ka konsultim publik sepse kalohet drejtoria. Nga Ministria e Financave tek Ministria e Ekonomisë.

Dhe keni futur javën e kaluar dy amendamente të cilat ndryshojnë totalisht thelbin e këtij projektligji. Në këtë kotekst do të duhet zonja kryetare ta tërhiqni këtë projektligj, ta kaloni në konsultim publik së paku të jepni transparencë, sepse abuzimet me pronat publike janë të tmerrshme. Ju kemi kërkuar në Komisionin e Ekonomisë nga ministria përkatëse databazën e të gjitha pronave publike dhe shtetërore. Nuk kanë ardhur me pretekstin që nuk e ka vetëm ministria e Ekonomisë, por çdo ministri tjetër. Të decentralizosh këtë proces, t’u japësh të drejtën e shkëmbimit me pronë private, t’i heqësh të drejtën e parablerjes pronarit të tokës, që ka tokën e njohur në atë pronë publike.

Kjo është t’i dhurosh oligarkut atë që dje e mbulonit me ligjin e investitorëve strategjik. Kështu që në këtë kontekst, tërhiqeni ligjin, të zbatohet procedura çër aq kohë sa i janë shtuar amendamente të reja, për aq kohë që janë vendosur amendamente të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me anën proceduriale, pra kalim nga Ministria e Financave tek Ministria e Ekonomisë. Meqë këto të dyja u ndanë, këtu fshihet abuzimi me pronën. Është, siç ka thënë një koleg i vjetër “të vjedhësh me lezet”, kjo është në fund të ditës. Nuk është absolutisht meraku i madh i përdorimit të këtyre pronave publike.

Sepse prona publike kalon tek privati vetëm me ankand. Pasi i ke dhënë pronarit të pronës të drejtën e parablerjes aty ku ia jep ligji dhe jo me variante të tjera, me shkëmbime apo ku di unë çfarëdolloj shpikjesh. Kështu që ne kërkojmë heqjen nga rendi i ditës të kësaj pike, çojeni në komision dhe në konsultim publik dhe pastaj flasim e bëjmë”, tha ai.

Por ne fund kerkesa e demokrateve u rrezua me votat e maxhorancës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura