Ç’ndodh me të dhënat e qytetarëve, të cilat janë regjistruar në identifikimin elektronik?

Apr 20, 2021 | 12:44
SHPËRNDAJE
identifikimi biometrikIdentifikimi elektronik është pajisja më e avancuar teknologjike, e cila do të jetë në qendrat e votimit, për të garantuar zgjedhje transparente dhe votim të sigurt, duke evituar çdo tentativë për shkelje ligjore.
Ajo regjistron të dhënat e qytetarëve në mënyrë të inkriptuar dhe përmes databazës së saj, në përputhje me standardet më të larta të sigurisë, shfaq të dhënat e përgjitshme, fotot dhe qendrat përkatëse ku qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Përmes regjistrimit së të dhënave, pajisja detekton dhe verifikon çdo tentativë për votim të dyfishtë.
Por, ç’ndodh me të dhënat e qytetarëve pas përfundimit të procesit zgjedhor?
Të dhënat e votuesve shërbejnë vetëm gjatë procesit zgjedhor dhe do të mbesin në databazën e pajisjes vetëm gjatë kësaj periudhe relativisht të shkurtër. Pasi procesi i votimit të përfundojë, të dhënat personale të qytetarëve do të asgjësohen, në përputhje me politikat dhe standardet e sigurisë. Përmes kësaj mënyre votimi, Shqipëria do të ketë zgjedhje të barabarta dhe të ndershme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura