“Cila dhunë?” – Basha për tensionet në PD: Nuk është modeli im! Udhëhiqem nga interesi i demokratëve! Disa thonë se jam i butë, por…

Jun 8, 2023 | 11:30
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për gazetarët jashtë ambienteve të parlamentit komentoi tensionet e ndodhura në kryesinë e PD, ku pati edhe ofendime apo kërcënime.

Sipas tij dhuna dhe ofendimet nuk janë modeli i tij. Ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse do të kandidonte për kryetar të PD më 29 korrik, Basha dha këtë përgjigje:

“Unë e kam treguar me vepra jo me fjalë që marrë vendime në interes të demokratëve me aktin e 21 marsit. Dua ti them demokratëve që për çdo vendim do udhëhiqem nga interesi i tyre më i mirë”.

Gazetari: A është debat konstruktiv dhuna ndaj deputeteve?

Basha: Cila dhunë

Gazetari: Janë ofenduar, janë sharë

Basha: Përgjigja ime është që dje. Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo sjelle, fjalët banalitetet dhe kërcënimet që janë shkëmbyer gjatë një tensioni.

Në mënyrë absolute jeni dhe keni mbështetjen time personale dhe politike. Sikurse keni distancimin e plotë.

Ky nuk është modeli ime. Shpesh herë kam marrë edhe kosto. Analistë thonë që jam i butë, por nuk jam i butë, por jam i vendosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura