Presidenti i SHBA, Joe Biden gjatë një konference ditën e martë (12 dhjetor), ka deklaruar se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, pasi po vazhdon fushatën masive të bombardimeve në Gaza.
Në fundjavë, forcat ajrore izraelite tha se kishin kryer mbi 22 mijë sulme në territorin e Gazës, ku bombardimet kanë nisur prej datës 7 tetor.
“Ata kanë filluar ta humbin atë mbështetje,” tha Biden në një mbledhje fondesh për fushatën në Uashington. Biden shtoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e tij të linjës së ashpër. “Ai është një mik i mirë, por unë mendoj se ai duhet të ndryshojë,” tha kreu i Shteteve të Bashkuara.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al