“Bojkoti i zgjedhjeve do të ishte vdekjeprurës për PD”/ Humbja më 14 maj, Baçi për Panorama TV: Rama kërkonte opozitë false, ‘rrëmbeu’ logon e partisë

Jun 3, 2023 | 13:34
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Luan Baçi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit ku tha se kjo e fundit garoi në kushte të pabarabarta përballë mazhorancës pasi ishte e përçarë dhe nuk kishte mbështetje financiare.

Baçi tha se pavarësisht qëllimit të kryeministrit Edi Rama për të pasur një opozitë false, kjo e fundit luftoi për të qenë në garën lokale dhe se humbja e saj erdhi si pasojë sepse dhe koalicioni ‘BF’ ishte pa emrin e kryetari dhe se PD-së iu hoq logoja.

Pjesë nga biseda:

“PD hyri në zgjedhje edhe pse iu bënë shumë pengesa në një betejë të pabarabartë. Një rezultat që ishte i detyrueshëm, mazhoranca përdori të gjitha mënyrat, i hoqi emrin dhe logon, nuk lejuan që të vendosej as emri i liderit të koalicionit. 500 e ca mijë vota nuk janë pak në këtë betejë të pabarabartë. Ka pasur mospjesëmarrje të demokratëve, procesi i primareve ishte i mrekullueshëm por mospasja e siglës së PD dhe dalja e disa kandidatëve, ishte dëm i madh në mesazhin që iu dha votuesve pasi ishin të hallakatur. Ishin të painformuar mirë në mënyrën sesi është votuar, shumë demokratë që thonin nuk vijnë të votojnë pasi PD ishte e përçarë dhe se Rama e ka fituar këtë garën.

Bojkoti i zgjedhjeve do ishte vdekjeprurës për PD, atë donte Edi Rama. Ne u futëm për të fituar në kushte të vështira dhe të pabarabarta, të arrinim rezultat të mirë. Financat ishin të shumta nga mazhoranca. Pjesa tjetër, demokratët që votuan për primaret ishin pa financat. Rama nuk arriti të krijonte një opozitë false edhe pse në kushte të pabarabarta, dhe nuk do ndalojmë deri sa e vërteta të triumfojë.

Në të gjitha komisionet zgjedhore në qendrat e votimit, komisionerët ishin të PS që drejtuan procesin zgjedhor dhe nuk zbatuan asnjë lloj rregulli. Duhet të kishte komisionerë të opozitës. Kemi pasur në Fier, qendra votimi ku makina e identifikimit nuk punonte dhe nuk u prit që të rregullohej, por vazhdonin me fletë votimi dhe të fusnin sa të donin në kuti.

Mund të gjesh me qindra qytetarë që s’kanë qenë dhe dalin që kanë votuar. KQZ dhe KAS kontrollohen nga Edi Rama, ka qenë një farsë elektorale. Thirrja e Ramës që nuk do bashkëpunonte me bashkitë opozitare ishin antikushtetuese dhe ndikuese. Rama është fjalë mbajtës aty ku dëmtohen opozita, do detyrojë që ti nënshtrohen kryeministrit. Ka pasur marrëveshje me partitë opozitare, kemi qenë të bashkuar por dolëm të ndarë pasi u prishën koalicionet zgjedhore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura