Berisha thirrje shqiptarëve në SHBA: Mos votoni asnjë kandidat të mbështetur nga George Soros në zgjedhjet e nëntorit

Oct 27, 2022 | 22:17
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje këtë të enjte të gjithë shqiptaro-amerikanëve që jetojnë ën SHBA që në zgjedhjet e nëntorit të mos votojnë asnjë kandidat të mbështetur nga George Soros.

sali berisha

Berisha e cilësoi Sorosin si një armik të egër të demokracisë shqiptare dhe shkatërrimit të sistemit të drejtësisë dhe ndaj ftoi të gjithë diasporën shqiptare në SHBA të mos votojë kandidatët e mbështetur prej tij.

“Së pari nuk kam thënë kurrë që nuk është institucional vendimi, jam i vetëdijshëm çfarë është Sekretari i Shtetit. Zoti Eskobar nëse ka një dokument të vetëm ta sjellë pranë autoriteteve shqiptare. Ai në intervistën që i dha gazetarit Sokol Balla tha se do sillte prova por nuk ak sjellë asnjë gjë.

Së treti ai i thotë institucioneve të Edi Ramës të ndërmarrin sulm ndaj Sali berishës. I bëj thirrje kongresit të ndërmarrë një hetim të gjithanshëm se si është shkelur në mënyrë flagrante ligji i Kongresit në këtë rast. Unë i them Eskobar se ata që ndjekin Berishën janë njerëz që pranojnë, të delegojnë ndërgjegjjen, të pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, janë njerëzit më të qytetëruar. Nuk ka më njerëz që pranojnë dogmën “fakte kemi po nuk i themi”. Deklarata e Eskobar përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të një partie politike. ndaj meqë jemi këtu, ftoj shqiptaro-amerikanët të mos japin asnjë votë për kandidatët e mbështetur nga George Soros. Pasi Soros është një armik i egër i demokracisë, është autor kryesor i kësaj rënie dramatike, i mbrojtjes së Edi Ramës dhe i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë me reformë”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura